Selena Gomez tregon unazën dedikuar Benny Blanco!

Selena Gomez tregon unazën dedikuar Benny Blanco!

11:01, 09/12/2023
A+ Aa A-

Pasi konfirmoi romancën e saj me Benny Blanco, Selena Gomez ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga i dashuri i saj. Gomez tregoi një unazë diamanti me shkronjën “B” në një foto bardh e zi të publikuar në Instastory të enjten.

Fotoja erdhi menjëherë pasi aktorja postoi një foto ku ata shiheshin në krahët e njëri-tjetrit. Artistja gjithashtu mbrojti të dashurin e saj të ri në komentet në Instagram, duke e quajtur kantautoren, “gjithçka e imja” dhe “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.

Selena Gomez gjeti kohë gjithashtu për t'iu përgjigjur disa prej komenteve jo të mira të cilët thonë se marrëdhënia e saj me producentin Benny Blanco është një ‘hakmarrje’ ndaj një ish-dashurit të saj Justin Bieber.

 “Fakte", shkroi 21-vjeçarja, teksa ndau edhe disa foto në InstaStoryn e saj ku shihet me të dashurin e saj. Justin Bieber, këngëtari i "Love Yourself" dhe ish i dashuri i Gomez, tani është i martuar me Hailey Bieber dhe mendohet se ai është mik me Blanco. Fansat nuk janë aq të sigurt se ku qëndron miqësia e tyre tani që Blanco është në lidhje me Gomez, por ata po i krahasojnë dy burrat, gjë që këngëtarja nuk e priti mirë.

Image

Gomez iu përgjigj kritikëve në postimin e “Pop Factions” duke e quajtur Blanco "më të mirë se këdo që ka patur ndonjëherë". Ajo gjithashtu komentoi "Nuk do të jem më me një djalë f---", por nuk përmendi asnjë emër. Gomez, e cila ka qenë veçanërisht e lidhur me Bieber, The Ëeeknd, Taylor Lautner dhe Nick Jonas, shtoi se askush nuk do t'i tregojë asaj se si të jetojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco