Balerini i DWTS flet troç: Duhet të ishte larguar Eni Shehu nga gara

Balerini i DWTS flet troç: Duhet të ishte larguar Eni Shehu nga gara

13:48, 08/12/2023
A+ Aa A-

Juliana Nura dhe Dion Gjinika ishin të ftuar në “Top Albania Radio”. Ata mbyllën rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në “Dance Off” me Irgenin dhe Joanën. Në radio dyshja zbuluan më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit, të preferuarin e tyre dhe cili sipas çiftit duhet të largohej në vend të tyre. Dioni ka zbuluar së vlerësontë më shumë mes Ilirit dhe Lorit.

“Iliri ka vite që ka qenë pjesë e teatrit, ka shkuar në Itali, ka një eksperiencë komplet tjetër e vlerësoj absolutisht. Ka qenë për rrreth 7 vitesh kryetar jurie në “Dancing Ëith The Stars”. Ndërkohë Lori është në hapat e parë, një balerinë shumë e mirë e Teatrit të Operas dhe Baletit. Janë dy njerëz të ndryshëm.”

Sipas Dionit, Lori në javën e parë të spektaklit nuk ka qenë shumë e drejtë në vlerësimet e saj.

“Lori në puntatën e parë ka thënë ‘Ej, kujdesni mos e merrni me kaq gaz’ që ishte anormale sepse ti kur nisesh në një garë nisesh në start me 100%. Ajo e di shumë mirë sepse e ka provuar këtë garë. Është ndryshe kur ti je kërcimtar dhe është ndryshe kur ti ulesh në panel dhe do të gjykosh të tjerët. Aty realisht ajo e di shumë mirë sepse ka qenë pjesë e këtij produksioni. Gjykimi në puntatën e parë për mua nuk ka qenë normal.”

Xhuliana është shprehur se ajo nuk e meritonte të ishtë në “Dance Off”, por tani nuk ka më interes për spektaklin dhe i uron të gjithë konkurrentëve suksese.

“Unë e para nuk duhet të jem në ‘dance off’. E dyta nuk më intereson më, i uroj suksese të gjithëve.”

Nga ana tjetër Dioni mendon që largimi I tyre nuk ishte I drejtë dhe se duhet të ishte larguar Eni dhe pas tij Xhoda. Më e preferuara e tij është Atalanta dhe ai thotë që e Meriton finalen

“Është garë e fortë sigurisht por unë mendoj që puntatën që u larguam ne si logjikë duhet të ikte Eni, pas Enit duhet të iki Xhoda ose Xhoda-Eni domethënë diferencat janë plus minus një javë. Unë mendoj që në finale do të jetë Sardi, Enxhi, Arnita, Fifi. Për Atalantën mendoj që duhet të iki në gjysmëfinale. Kjo është katërshja ime.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco