Çifti mbretëror drejt ndarjes? Veprimi i fundit i Elias shton dyshimet

Çifti mbretëror drejt ndarjes? Veprimi i fundit i Elias shton dyshimet

14:07, 06/12/2023
A+ Aa A-

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia Zogu, po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Princi nuk e ndjek më prej kohësh Elian në Instagram dhe ka fshirë të gjitha fotot më të.

Në daljet e tij publike, u bë kohë që nuk shoqërohet nga Elia. Princi ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një ndarje.
Ndërkohë Elia e ndjek Princin në rrjetet e saj sociale dhe nuk i ka fshirë fotot me të.

Ditëlindjen e vajzës së tyre Geraldinës nuk e kanë festuar bashkë. Princ Leka e ka uruar në Instagram vajzën, me një foto dhe një dedikim ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat e tua, mezi pres të shoh se çfarë aventurash emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm”.

Gjithashtu Princi prej një viti edhe unazën e tij të martesës nuk e mban më, një tjetër provë që shton dyshimet se ata po kalojnë një krizë.

“Panorama Plus”, ka postuar një foto ku duket Elia me nënën e saj, aktoren e njohur Yllka Mujo, duke ecur dhe Elia duket që nuk e ka në gisht unazën e saj të martesës.

Për herë të parë pas 15 vitesh lidhje po diskutohet për një ndarje të tyre. Megjithatë dyshja ka vendosur që të mos reagojë për këtë ngjarje nëse aludimet janë të vërteta apo jo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco