‘Diss’ i radhës për Pique? Shakira ka gati një projekt dhe nuk është këngë

‘Diss’ i radhës për Pique? Shakira ka gati një projekt dhe nuk është këngë

13:46, 06/12/2023
A+ Aa A-

Sipas një raportimi të Marca, Shakira po krijon një dokumentar për jetën e saj, ku ndër të tjera mund të tregojë të gjithë të vërtetën për ndarjen e saj nga Gerard Pique .

Prej disa kohësh, këngëtarja shoqërohet nga një kameraman i cili u pa gjatë ceremonisë Latine Grammy në Sevilje dhe në ditën kur doli në gjykatën e Barcelonës pranoi të paguante një gjobë në këmbim të uljes së dënimit.

Në çfarë do të fokusohet dokumentari Shakira?

Dokumentari që artistja kolumbiane thuhet se do të përgatisë do të fokusohet në eksperiencat e këngëtares në vitet 2022 dhe 2023 dhe kohët e vështira që iu desh të kalonte në lidhje me tradhtinë e pretenduar të ish-bashkëshortit dhe problemin e taksave.

Për momentin Shakira nuk e ka konfirmuar zyrtarisht projektin. Por dokumentari pritet të jetë i zhanrit  dramatik për shkak të gjithçkaje që i ka ndodhur këngëtares në dy vitet e fundit dhe se mund të quhet “El engaño y yo”. Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar, spekulohet se dokumentari mund të dalë në gjysmën e dytë të 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco