‘Sarile’ me Mandi Nishtullën, Bes Kallaku e tregon 'shqeto' kuptimin – ja ekrani ku do e shohim së shpejti aktorin e humorit

11:10, 06/12/2023
A+ Aa A-

Aktori i humorit Bes Kallaku ka sjellë bashkëpunimin e tij më të ri me Mandi Nishtullën, këngën e cila titullohet “Sarile”. Një hit i padiskutuar, i cili pushtoi rrjetet sociale këtë dimër, si fillim Mandi i vetëm me refrenin e këngës të postuar në ‘Tik Tok’, dhe tashmë me një identitet nga dyshja e cila ka dhënë rezultat prej 7.5 milion klikimesh brenda 10 ditëve në kanalin e You Tube.

Shumë prej dëgjuesve ishin kurioz të dinin se cfarë do të thotë ‘Sarile’. I ftuar në “Kafe Shqeto” Bes Kallaku ka treguar se Sarile do të thotë ‘të gjithë bashkë’.

Ai shprehet se suksesi i këtij projekti i kaloi pritshmëritë e tij.

“Sarile do të thotë ‘të gjithë bashkë’ kurse fjalët e tjera që thotë Mandi sepse asnjëherë nuk e këndon njësoj. E ka kënduar në studio ashtu dhe ka ngelë ashtu, por po ta dëgjosh live e këndon ndryshe, thotë tjalë të tjera.”

Gjithashtu ai ka deklaruar se së shpejti do të jetë dhe pjesë ekranit duke u kthyer tek profesioni i tij si komedian.

“Njeriu investohet aty ku mendon të krijojë një të ardhme sepse tani unë jam më 2 fëmijë. Jeta jote merr kuptim kur ti fillon dhe kupton se për kë po jeton dhe për kë duhet të investohesh. Jam investuar tek biznesi për momentin dhe kismet nga viti që vjen dëshira ime është që të jem pjesë e televizionit, pjesë e humorit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco