VIDEO/ 'O zot çfarë shëmtie në mes të Vjenës' - Shatërvani i ri 2 mln dollarë shpallet më i shpifuri në botë

VIDEO/ 'O zot çfarë shëmtie në mes të Vjenës' - Shatërvani i ri 2 mln dollarë shpallet më i shpifuri në botë

10:33, 06/12/2023
A+ Aa A-

Një shatërvan i ri me ujë në Vjenë të Austrisë është përshkruar si më i shëmtuari në Evropë, ndoshta në botë, pavarësisht se kushtoi 1.8 milionë euro ose 2 milionë dollarë.

I projektuar nga grupi avangardë vjenez i artit, Gelitin, shatërvani më i ri i kryeqytetit austriak u porosit nga pushteti vendor për të përkujtuar 150 vjet të sistemit modern të ujit të Vjenës, i cili i dha qytetit ujë të freskët nga përrenjtë e pyjeve të gjelbërta të Alpeve dhe ndihmoi në zhdukjen e murtajave si kolera.

Projekti i monumentit të ri me sa duket simbolizon "përgjegjësinë e përbashkët për ujin" dhe pavarësisht se fitoi nga juria që e zgjodhi Gelitin si fitues, nuk i ka dalë aq mirë me publikun e gjerë, veçanërisht duke marrë parasysh çmimin e tij astronomik, 2 milionë dollarë.

I inauguruar më 24 tetor, në prani të Presidentit austriak Alexander Van der Bellen, shatërvani më i ri në Vjenë (i quajtur 'ËirËasser') u kritikua masivisht në platformat e mediave sociale si X, me shumë njerëz që e quajtën atë shatërvani më i shëmtuar që kishin parë ndonjëherë, dhe të tjerë shkuan aq larg sa pretendonin se dëmtonte imazhin e Vjenës.

Pavarësisht kritikave, pushteti vendor i udhëhequr nga kryebashkiaku socialdemokrat Michael Ludëig këmbëngul se projekti "i jashtëzakonshëm, i frymëzuar nga realiteti" i shatërvanit artistik përcjell kryesisht "ndjenjë e bashkimit". Dhe ndërsa ata akuzohen se kanë shpenzuar shumë për ndërtimin e tij (1.8 milionë euro), zyrtarët thonë se në fakt e kanë ulur çmimin nga 2.1 milionë euro që ishte…

"Atë shatërvan duket sikur e ka krijuar një 5-vjeçar," shkroi një përdorues i rrjetit X. “Çfarë dite e trishtuar për Vjenën. Shumë artistë të vërtetë mund të kishin bërë shumë më mirë dhe për shumë më pak para. Ku është romanca, trashëgimia, shpirti, historia?”

"A i dhanë ndonjë pikë, nxënësve të vitit të parë të artit, për këtë projekt?" pyeti dikush tjetër me tallje.

Është e vërtetë që bukuria është në syrin e shikuesit, por 2 milionë dollarë tingëllojnë pak të kripura për këtë shatërvan kaq të veçantë./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco