VIDEO/ 'Bjemë edhe një tjetër! - Lokali japonez që shërben me ca shpulla, fytyrës

VIDEO/ 'Bjemë edhe një tjetër! - Lokali japonez që shërben me ca shpulla, fytyrës

10:13, 06/12/2023
A+ Aa A-

Një lokal  në Japoni është kritikuar për shkak se u ka ofruar klientëve shërbimin mjaft të debatueshëm, të goditjes me shpulla në fytyrë, klientit para se t’i shërbejë ushqim.

Lokali Shachihoko-ya izakaya në Nagoya i shërben ushqimet me përzemërsi: ca shuplaka që t’i japin fytyrës, kamerieret.

Shërbimi i çuditshëm thuhet se e ka rigjallëruar biznesin, duke tërhequr një numër në rritje të klientëve të gatshëm që ta provojnë këtë shërbim me rrahje.

Në fillim, goditja me shuplakë bëhej nga vetëm një punonjës i lokalit, sipas kërkesës, por  kur kërkesa filloi të rritej, pronarët punësuan disa vajza që ishin të gatshme për të dhënë disa shuplaka të mira  dhe madje për to të paguhej edhe një tarifë,  100 jen ose 90 cent për një shuplakë.

Gazeta në gjuhën kineze “Liberty Times Net” botoi kohët e fundit një lajm mbi shërbimin e çuditshëm të rrahjes në fytyrës nga Izakaya, duke pretenduar se në një moment ajo i ngarkonte klientit deri në 500 jen për të zgjedhur se cili nga punonjësit e saj donte qa ta godiste.

Shërbimi ishte i popullarizuar si nga burrat ashtu edhe nga gratë japoneze, si dhe nga turistët kureshtarë të huaj.

“Sa më fort që stafi femra i godiste me shuplakë, aq më të emocionuar bëheshin klientët”, pohoi raporti i Liberty Times Net. “Jo vetëm që klientët nuk ishin të zemëruar, por dukej se ndiheshin më të qetë pasi u rrahën. Madje edhe e falënderonin punonjësin që i goditi.”

Dhe, siç mund ta shihni në videon e ngulitur, këto shuplaka nuk janë shaka. Disa nga vajzat me të vërtetë dhanë tërë shpirti e tyre në të dhe si të thuash, dhe klientët e donin.

Sidoqoftë, në një moment, lokali vendosi të ndërpresë këtë shërbim që u bë interesi kryesor dhe të përqëndrohet në shërbimet standarde të ushqimit. Muajin e kaluar madje dhanë një njoftim në X, duke u kërkuar njerëzve që të mos vijnë për të ngrënë duke pritur që t’i rrahin:

 “Shachihoko-ya aktualisht nuk ofron më shuplaka, fytyrës. E vlerësojmë vëmendjen që ka marrë sot, por nuk mund të presim klientë me qëllimin për t’u rrahur me shpulla”, thuhet në mesazh. "Ne nuk prisnim që videot e vjetra të bëheshin virale si kjo, kështu që ju lutemi kuptoni përpara se të vini te ne."/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco