Olta e uroi për shtatzëninë, çudit veprimi i Kiarës

Olta e uroi për shtatzëninë, çudit veprimi i Kiarës

09:01, 06/12/2023
A+ Aa A-

Për ju që mendonit të kundërtën, Olta Gixhari në fakt e paska uruar Kiarën për pritjen e ëmbël. Këtë e ka zbuluar një ndjekës i saj në Instagram i cili e ka pyetur në lidhje me këtë “dilemë”.

“E urove Kiarën për shtatzëninë, meqë nuk besoje tek dashuria e tyre?”-ka qenë ekzaktësisht pyetja e ndjekësit, të cilës Olta i është përgjigjur shkurt dhe qartë: E kam uruar në privat.

Ajo ka publikuar edhe një foto të bisedës me urimin e saj ku shkruan: Urime Kiara në rrugëtimin më të bukur në botë. Zoti ju bekoi, ashtu qofshi gjithmonë.

Ajo që bie në sy në fakt në gjithë këtë është fakti që Kiara as nuk ia ka hapur mesazhin Oltës.

Ndonëse Olta paska vendosur t’i lërë pas mëritë e vjetra për një rast të tillë, moderatorja si duket nuk është në të njëjtin mendim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco