Ndarja me Olsin, skemë për të hyrë në ‘BBV’? Përgjigjet Egli Tako

Ndarja me Olsin, skemë për të hyrë në ‘BBV’? Përgjigjet Egli Tako

12:48, 05/12/2023
A+ Aa A-

Ndarja tashmë prej disa muajsh e aktorit të humorit, Olsi Bylykut me Egli Tako është përfolur se e gjitha mund të jetë një skemë për të bërë më shumë bujë, pasi dyshja mund të jenë banorë në ‘Big Brother Vip 3’.

Ky aludim madje është publikuar si artikull i TAR ditën e djeshme e më pas është diskutuar në “Shqipëria Live” me Arjon Muça, ku të ftuar për të folur rreth personazheve që do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” ishin Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani.

Në studio u fol se pjesë e reality shoë-t do të jetë Olsi Bylyku, ndërsa Egli Tako do të “përdoret” për një situatë të ngjashme si ajo e Bora Zemanit me Donald Veshajn.

Nisur nga ky lajm, një reagim ka ardhur nga Egli Tako. Ajo ka postuar një foto në InstaStory, ku shkruan:

“Po po. Yhyyyyyy. Telenovela indiane”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco