'Të qoftë me prarim rruga për te 'personazhet pozitive' atje lart! Lela, mesazh për vdekjen e Kabashit

'Të qoftë me prarim rruga për te 'personazhet pozitive' atje lart! Lela, mesazh për vdekjen e Kabashit

11:09, 05/12/2023
A+ Aa A-

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.

Drejtori i Medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela përmes një postimi në profilin zytar të Facebook, ka kujtuar përmes fjalëve të ndjera kontributin e dhënë ndër vite nga aktori në botën e artit.

 "Mirush Kabashi, per mua, mbetet ne historine e kultures shqiptare per personazhet negative ne filmat e realizmit socialist. Kishte me shume jete dhe karakter te ata, se te personazhet pozitive'- shprehet ai.

Shkrimi i potë: Shume, me te drejte, e kujtojne per "Apologjine e Sokratit", por Mirush Kabashi, per mua, mbetet ne historine e kultures shqiptare per personazhet negative ne filmat e realizmit socialist. Kishte me shume jete dhe karakter te ata, se te personazhet pozitive, drunj te gdhendur nga dogma komuniste qe ta shpifnin duke qene thuaje çnjerezore ne ravgimin per te qene te pagabueshem, pra me te mire se njeriu.
Keshtuqe, Mjeshter, ne emer te gjithe atyre qe i bere te shihnin te Bakja, ky bisht qeni, veten e tyre, te hapur ose te fshehte, te qofte me prarim rruga per te 'personazhet pozitive' atje lart!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco