Alba Kepi: Një tjetër vajzë bie viktimë e njeriut që i besonte më shumë në jetë…

Alba Kepi: Një tjetër vajzë bie viktimë e njeriut që i besonte më shumë në jetë…

15:36, 04/12/2023
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Policia dhe prokuroria maqedonase njoftuan të hënën për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi, si dhe të një personi tjetër të quajtur Pançe Zhezhovski, 74 vjeç nga qyteti i Velesit.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veleshtë.

Lidhur me rastin makabër gazetarja e njohur Alba Kepi përmes një postimi në Facebook nën fjalët trishtuese i ka shprehur ngushëllime familjes së vajzës si dhe ka dënuar fajtorët e vrasjes së saj.

Sipas Kepit, ky është një tjetër rast ku një tjetër vajzë bie viktimë nga njeriu të cilit i besonte më shumë në jetë.

Postimi i plotë: Pak ditë pas Liridonës një tjetër vajzë viktimë nga njeriu të cilit i besonte më shumë në jetë.

Vanja, 14 vjeçe u morr peng nga babai i saj.

Pak orë më vonë bashkëpunëtorët e tij e vranë dhe e groposën.

Vanja u përdor si plackë për të dhunuar e shkatërruar një tjetër grua, Nënën e saj.

Bija, vajza, nëna, partnere o ish partnere, të viktimizuara deri në vdekje për para, për egoizëm, për frustim të dêshtimeve të atyre që u kishin falur dashni e ndjenja jete.

Fëmijë që përdoren si sende pêr të shantazhuar bashkëshortet.

Fëmijë që mbeten jetimë e viktima nga ata që duhej t'i mbronin.

E mos i quani të cmendur!

Janë killer që vrasin për egoizmin e qëllimin e tyre!

U prehfsh në paqe e Zoti ia lehtësoftë dhimbjen nënës tënde.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco