Aleksandër Çipa: Kemi një vakum sa i përket rregullimit të marrëdhënieve përmes ‘Acromax’ dhe mediumeve online

11:02, 04/12/2023
A+ Aa A-

Aleksandër Çipa, kreu “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë” i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ka pasur disa ankesa nga disa redaksi dhe në dijeninë e tij ka dhe proçese të hapura mes mediave online edhe Acromax-it dhe përfaqësuesit të tyre ne Shqipëri.

Sipas tij, kjo është një çështje që natyrisht trajtohet në gjykatë përderisa ka hyrë në mënyrë juridike.

Deklarata e tij: ‘Është e vërtetë që në realitetin online në Shqipëri ka një ‘ndotje që është problematike për komunitetin dhe marrëdhënien me publikun, kryesisht me lexuesin virtual.

 Është e vërtetë që ne kemi një vakum sa i përket rregullimit të marrëdhënieve përmes një kompanie siç është ‘Acromax’ dhe mediumeve online në Shqipëri.

Njëjtë e themi edhe për mënyrën se si funksionon kjo në Shqipëri. Ne si ‘Unioni i Gazetarëve’ kemi pasur disa ankesa nga disa redaksi dhe në dijeninë time ka dhe proçese të hapura mes mediave online edhe Acromax-it de përfaqësuesit të tyre ne Shqipëri.

Kjo është një çështje që natyrisht trajtohet në gjykatë përderisa ka hyrë në mënyrë juridike.

Ajo që ne na brengos ka të bëjë me faktin që në disa momente është se shumë prej zërave të mediave dhe kryesisht atyre profesionale në vend e kanë sigmatizuar Acromax-in për ndërhyrje censuruese dhe këto janë çështje që duhen të sqarohen publikisht’.

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco