Kur do të vijë YouTube në Shqipëri? Tema që krijoj debat, Xhesilda Projka: Prisja më shumë mbështetje

Kur do të vijë YouTube në Shqipëri? Tema që krijoj debat, Xhesilda Projka: Prisja më shumë mbështetje

09:51, 04/12/2023
A+ Aa A-

Në një mbrëmje në Berlin punonjësit e Acromax, Xhesilda Projka dhe Glanduela Leci përfaqësuan CEO-n e Acromax-it Aldor Nini dhe morën më shumë informacione rreth statusit të Shqipërisë në procesin e zgjerimit të shteteve në të cilat YouTube-i do të startojë së shpejti.

Drejtori YouTube për Evropën Qëndrore me punonjëset Xhesilda P. dhe Glanduela L. të Acromax-it

Në radhë të parë do duhet që sistemi Google për reklamat të njohë gjuhën shqipe në mënyrë që shërbimet e reklamave të funksionojnë nga territori i Shqipërisë, diçka që akoma nuk është bërë.

Së dyti duhen krijuar bazat ligjore në mënyrë që Shqipëria të jetë në një linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, jo vetëm për sa i përket ligjeve që lidhen me të drejtat e autorit por edhe ato të taksave dhe ligjeve të tjera.

Xhesilda Projka, reprezentuese e Acromax e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se gjatë takimit që pati në Berlin priste më shumë mbështetje nga mediat shqiptare pasi duke marrë në konsideratë misionin si dhe personat që janë të interesuar rreth kësaj çështje prisje një 'feedback' pozitiv.

Deklarata e saj: ‘Kur u nisa në Berlin për të zhvilluar takimin normalisht prisja që të kisha një reagim pozitiv nga mediat shqiptare sepse edhe misioni ishte pozitiv duke konsideruar dhe personat që janë shumë të interesuar.

Duke qenë në kontakt çdo ditë me klientët e Acromax e kupto dhe e di rëndësinë e vlerësimeve të klikimeve dhe po prisja një ‘feedback’ pozitiv nga çdo portal.

Ajo që më bëri habi ishte kur unë isha akoma pa mbaruar takimi shikoj një lajm në një x portal jo që ishte negative, por që ishte pak demotivues dhe nuk e kuptova thelbin dhe kuptimin e lajmit dhe cili ishte mesazhi që duhej të përcillej nga ky lajm.

Pra ajo që nuk kuptova unë ishte se ku ishte probemi në tërësi, ku ishte ajo dëshira për të shprehur mllef personal, nuk e di.

Nëse ishte diçka personale isha shumë jashtë kësaj gjësë dhe nuk kisha arsye pse unë normalisht që të përmendem në një lajm ku në të vërtetë nisma ishte goxha pozitive, por nuk e di pse u përcoll në mënyrë aq negative në atë portal.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco