Debatojnë ashpër dy banorët e BBVK, Santiana-Bucit: Duhet t’i kishte thënë të fejuarës tënde se…

Debatojnë ashpër dy banorët e BBVK, Santiana-Bucit: Duhet t’i kishte thënë të fejuarës tënde se…

14:35, 03/12/2023
A+ Aa A-

Në prime-n e së premtes në Big Brother Vip, u transmetua një klip, ku dy banorët Santiana dhe Buci, që janë miq me njëri-tjetrin brenda shtëpisë, shfaqeshim shumë pranë me përqafime dhe prekje, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka diçka më shumë.

Pas diskutimeve të kësaj situate, në shtëpi mbërriti Verona, e fejuara e Bucit, e cila i kërkoi këtij të fundit të ndryshonte lojën dhe të qëndronte larg Santianës.

Image

Sapo përfundoi takimin, Buci nuk u ul pranë Santianës siç ulet gjithmonë, por kaloi në anën tjetër të divanit, pranë dyshes Adri dhe Iliriana, duke zbatuar kështu këshillën e të fejuarës.

Image

Ky gjest e ka mërzitur tej mase Santianën, e cila në një diskutim me tone të ashpra me Bucin, i ka kërkuar të sqaronte se ishin vetëm miq, asgjë më shumë.

Pjesë nga diskutimi:

Santiana: Ti duhet t’i tregoje Veronës qe mua më ke shoqe.

Buci: Ajo më ka thënë që s’mund të ulem më aty. Më tha të ndërroj lojën.

Santiana: Ti mua më ke tradhtuar, unë ty nuk ta kisha bërë kurrë. Burri im po të kishte ardhur, do i kisha thënë që unë Bucin e kam shok. Ti dole bespremë dhe më nxorre mua shumë keq para të gjithëve.

Buci: Unë ty të kam respektuar si shoqe.

Santiana: Jo, ti mua nuk më ke respektuar fare dhe as gruan tënde.

Buci: Unë e kam bërë për lojë këtë.

Santiana: Atëherë duhet ta shpjegosh sepse dhe unë për lojë e kam bërë po e kam shpjeguar. Ti nuk ke shpirt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco