Megan Fox jep disa këshilla (tejet të vlefshme) për nënat e djemve!

Megan Fox jep disa këshilla (tejet të vlefshme) për nënat e djemve!

12:57, 02/12/2023
A+ Aa A-

Megan Fox është nënë e tre djemve, Journey 7-vjeçar, Bodhi 9-vjeçar dhe Noah 11-vjeçar, dhe dëshira e saj është t'i rrisë djemtë e saj në mënyrë të tillë që të bëhen burra të mirë kur të jenë në moshë madhore.

Fox së fundmi në një intervistë me WWD, ku ka folur për librin e saj të ri me poezi të titulluar "Pretty Boys Are Poisonous,", ndan shpresat e saj që fëmijët e saj të jenë të ndershëm dhe të respektueshëm.

“Është shumë e rëndësishme për mua të rris djem të cilët janë në gjendje të kenë një lidhje shumë të thellë emocionale me partneren e tyre.

Është shumë e rëndësishme për mua që ata të mos jenë gënjeshtarë, që të jenë në gjendje të jenë plotësisht transparentë, të sinqertë dhe të respektueshëm… në çdo moment të jetës së tyre”, tha Fox.

“Nuk pres që kur të jenë 16 vjeç të kenë një dashuri e shenjtë, por unë pres që ata në një moment të arrijnë në atë vend sepse unë jam njohja e tyre e parë me gratë dhe mënyra se si i dua unë ata, do të ndikojë në mënyrën se si atyre u lejohet të duan të tjerët kur hyjnë në një lidhje”, theksoi ajo më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco