Vajza e Paul Walker përkujton të atin në 10-vjetorin e vdekjes!

Vajza e Paul Walker përkujton të atin në 10-vjetorin e vdekjes!

11:48, 02/12/2023
A+ Aa A-

Modelja Meadow Walker ka përkujtuar babin e saj të ndjerë, Paul Walker, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. 25-vjeçarja ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një video të bërë gjatë kohës që ai ishte gjallë, teksa e ka surprizuar atë në ditën e tij të lindjes.

Image

Vidoeja fillon me zërin e Meadow, e cila thotë ‘përshëndetje’, ndërkohë që babai i saj hap derën e autobuzit të turneut. Pasi ai kupton se përball ishte vajza e tij, ai shihet duke qeshur, ndërkohë që bie mbi krevat pas kësaj surprize.

Pasi Meadow i uron atij ditën e lindjes, ai e përqafon fort, “Më frikësove shumë. Çfarë dreqin je duke bërë, o Zot”.“10 vite pa ty…Të dua përgjithmonë”, ka shkruar 25-vjeçarja krahas postimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco