Kourtney thotë se ka një arsye pse ajo dhe të motrat kanë zgjedhur shpesh partnerë të këqij

Kourtney thotë se ka një arsye pse ajo dhe të motrat kanë zgjedhur shpesh partnerë të këqij

10:04, 02/12/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian Barker ka folur troç dhe pa doreza për jetën sentimentale dhe partnerët që e kanë shoqëruar ndër vite. Në episodin e fundit të The Kardashians, Kourtney thotë se e ka gjetur motivin pse gratë në familjen e saj historikisht kanë zgjedhur burra që i trajtojnë më pak se çfarë ato meritojnë në të vërtetë.

“Fillova terapinë pas një marrëdhënieje toksike dhe më pas mësova shumë për veten, për familjen, për arsyet pse bëj disa gjëra, për plagët tona të fëmijërisë, për mënyrën se si ato shfaqen në marrëdhëniet intime, traumat e brezave etj,” tha ajo.

Sipas Kourtney-t, janë disa modele që duhen thyer, në mënyrë që ato të mos kopjohen nga fëmijët më vonë. "Mendoj se është çështje brezash," u përgjigj Kourtney. “Gjyshja ime ka qenë e martuar tri herë. Ne të gjitha kemi zgjedhur partnerë që menduam se mund t’i ndryshonim në disa gjëra dhe nuk mundëm,” vijoi ajo.

“Unë e di që njerëzit në familjen time do mund të përfitojnë nëse shkojnë në terapi për problemet në çift dhe ato sentimentale. Por, unë po heq dorë nga përpjekjet për të ndryshuar njerëzit e tjerë dhe thjesht po i pranoj të gjithë ashtu siç janë. Kjo jam unë. Ky është udhëtimi im. Ky je ti dhe ky është udhëtimi yt,” përfundoj ajo.

Kourtney pak javë më parë solli në jetë fëmijën e katërt si nënë, por të parin me bashkëshortin aktual, Travis Barker.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco