Niseni sot, e shihni rezultate deri për Krishtlindje: Çfarë është dieta 90-30-50?

Niseni sot, e shihni rezultate deri për Krishtlindje: Çfarë është dieta 90-30-50?

09:12, 02/12/2023
A+ Aa A-

Me afrimin e verës, të gjithë kërkojnë mënyrat për të hequr kilogramët e tepërt të akumuluar gjatë dimrit, ndërsa në prag të festive të fundvitit, kërkohen mënyra dobësimi – për t`u dukur mirë në ditët e kremtimeve, por edhe për të përballuar shtimin në peshë që vjen me tryezat e bollshme. Një dietologe thotë se e ka gjetur rrugën për ta arritur këtë: teknika e saj përfshin konsumimin e të paktën 90 gramëve proteina, 30 g fibra dhe 50 g yndyrna të shëndetshme në ditë.

Courtney Kassiss e promovon dietën e propozuar prej saj, rregullisht në faqen e vet në TikTok, duke pretenduar se e ka ndjekur këtë metodë për thuajse një vit, dhe se brenda dy muajsh ka arritur të humbasë deri në 7 kg. Në mbishkrimin që i bashkangjit një klipi të postuar së fundmi, dietologia thotë se ndoqi dieta kufizuese për vite dhe ishte “aq e frustruar nga rezultatet jo efektive”.

Por ajo zgjodhi të ushtrohej me metodën ’90-30-50′ për të parë një ndryshim tërësor në udhëtimin e saj shëndetësor. “Së bashku, këto lëndë ushqyese punojnë për të rritur metabolizmin, për të mbështetur proceset e djegies së yndyrës, për të nxitur ngopjen, për të balancuar sheqerin në gjak dhe për të rritur masën e dobët të muskujve, të cilat të gjitha mbështesin qëllimet optimale të shëndetit dhe humbjes së peshës”, pohoi Courtney. “E bukura e metodës është se nuk do t’ju detyrojë të kufizoni ushqimin që hani”, shprehet ajo. 

Por, cilat ushqime kanë proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme? Burime të mira ushqimore të proteinave janë mishi, peshku, produktet e qumështit, vezët, arrat dhe soja, fasulet, bizelet e thjerrëzat. Sa i përket fibrave, udhëzimet thonë se duhet të hani rreth 30g në ditë, ashtu siç rekomandon Courtney. Ju mund ta bëni këtë duke zgjedhur bukë integrale, drithëra për mëngjes apo drithëra integrale, makarona ose oriz, fruta, perime, bizele, fasule, arra, fara dhe patate me lëkurën e tyre. Së fundi, yndyrnat e shëndetshme, të njohura gjithashtu si yndyrna të pangopura, mund të gjenden në vajrat bimore (të tilla si ulliri, canola, luledielli, soja dhe misri), arrat, farat dhe peshku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco