Kush u eliminua nga 'Dancing With The Stars'?

Kush u eliminua nga 'Dancing With The Stars'?

09:08, 02/12/2023
A+ Aa A-

Spektakli “DWTS”, mbylli mbrëmjen e djeshme natën e nëntë dhe gara sa vjen e bëhet më e fortë. Juria është shprehur shpesh herë që tani e tutje janë më kërkues ndaj konkurrentëve dhe duhet të japin më të mirën nga vetja.

Dy konkurrentët më pak të pëlqyer dhe të votuar ishin Irgen Cela ose ndryshe Xhoda dhe Juliana Nura, ku të dy ata bashkë me partnerët e tyre kërcyen njëkohësisht në një “Dance Off”.

Vendimi se cili prej tyre do të vazhdojë garën ishte në dorën e jurisë, ata vendosën që të largohej Juliana nga gara.

Tashmë shtatë çiftet që janë në garë me njëri-tjetrin janë:
Arnita dhe Eni
Eni dhe Odeta
Atalanta dhe Luixhino
Irgen dhe Jora
Sardi dhe Ensa
Enxhi dhe Silvester
Fifi dhe Graciano

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco