‘S’jemi në kafe këtu’/ Kriset raporti mes Oltës dhe Enit?

‘S’jemi në kafe këtu’/ Kriset raporti mes Oltës dhe Enit?

08:22, 02/12/2023
A+ Aa A-

DWTS” duket se është bërë ‘mollë sherri’! Olta në rolin e jurisë dhe Eni si konkurrent, debatet në dy netët e fundit të spektaklit mes dy miqve janë komentuar gjerë e gjatë në rrjet dhe shkak janë bërë gjykimet e Oltës të cilat Enit duket se nuk i kanë pëlqyer aspak dhe ka treguar rezervat e tij që javën e kaluar.

Aktorja u shpreh se Eni kishte shumë pak hapa dhe shumicën e kohës ka mbajtur vetëm partneren, gjykim i cili u komentua nga ai dhe balerina e tij gjatë provave të kësaj jave.

Eni u shpreh se Olta nuk di çfarë thotë kur ‘eksitohet’ duke i dhënë vetes vlerësimin që donte pa marrë parasysh atë të jurisë.

Këto komente sollën një diskutim aspak të këndshëm mes dyshes mbrëmjen e sotme, ku kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga fjalët e mikut të saj në prapaskenë.

“Nuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim. Nuk më erdhi mirë që the ‘ajo flet përçart’, nuk e prisja aq më pak nga ty! Nuk jemi në kafe bashkë që mund t’i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje”- iu drejtua Olta Enit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco