Me një batutë pikante, Saweetie u vë kapak pyetjeve rreth princit të kaltër

Me një batutë pikante, Saweetie u vë kapak pyetjeve rreth princit të kaltër

20:45, 01/12/2023
A+ Aa A-

“Tipi i mashkullit që pëlqej?” Me këtë pyetje iu drejtua Saweetie 700 studentëve të Arizona University përpara se të vijonte: “Një burrë i pasur… dhe 20 cm argëtim”.

Kështu, mjaftoi një batutë që ajo të përshkruante princin e kaltër.

Këtë vjeshtë këngëtarja bashkëpunoi me Tinder për sfidën “Swipe Off”, përmes së cilës universiteti që do të merrte më shumë ‘swipes’, do të përfitonte një koncert falas prej saj.

30-vjeçarja nuk është përdoruese e aplikacionit të takimeve, por ka dhënë një intervistë për “Elite Daily”, ku ka folur rreth lidhjeve nën dritën e prozhektorëve apo mesazhet më të këqija që ka marrë në Instagram.

“Si mendon, nga ndryshojnë takimet në aplikacione me mesazhet në DM?”

Saweetie: Me aplikacionet, e di se do të takosh dikë. Ky është qëllimi. Me mesazhe, ti nuk e di se sa do të zgjatë biseda ose nëse do të të çojë diku.

“I ke mbajtur detajet e lidhjes shumë private, por kjo s’ka mjaftuar për të ndalur thashethemet. Si ndihesh kur ka kaq shumë njerëz që spekulojnë për jetën tënde private?”

Saweetie: Kur je një vajzë që mban veten, çdokush do të dijë se me kë po del kështu që jam mësuar. Jam imune.

“A ka fraza me të cilat të gjuajnë por të duken shumë ngjethëse?”

Saweetie: Nëse është ndonjë ‘emoji’ i tepruar, do të të vë vizën, si ai që jargavitet, është shumë i tepruar nëse përdoret menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco