Pse Taylor Swift refuzoi të këndonte në kurorëzimin e mbretit Charles!

Pse Taylor Swift refuzoi të këndonte në kurorëzimin e mbretit Charles!

18:07, 30/11/2023
A+ Aa A-

Taylor Swift- it iu kërkua të performonte në Londër në kurorëzimin e mbretit Charles III, por ajo preferoi të thoshte jo. Gazetari dhe eksperti mbretëror Omid Scobie zbuloi lajmin në librin e tij të ri mbi Mbretërorët të titulluar “Endgame”.

Në librin e tij, Scobie nuk specifikon arsyen pse ylli i popit e refuzoi mbretin, por disa fansa vunë re se kishte probleme logjistike që e penguan Taylor Swift të performonte në Londër.

Koncerti i kurorëzimit të Mbretit Charles u mbajt më 7 maj në Kështjellën Windsor, kur këngëtarja kishte planifikuar të performonte turneun e saj Eras në Nashville, Tennessee.

Në librin e tij, Omid Scobie zbuloi gjithashtu se në muajt para ngjarjes, kishte raportime se shumë artistë të tjerë, duke përfshirë Harry Styles, Adele, Robbie Williams dhe Spice Girls, kishin refuzuar kërkesat për të performuar për familjen mbretërore britanike.

Megjithatë, artistët e njohur Katy Perry, Lionel Richie dhe Andrea Bocelli performuan në ceremoninë e kurorëzimit.

Kjo nuk është ftesa e parë mbretërore që Taylor Swift ka vendosur ta refuzojë. Sipas Wall Street Journal, Meghan Markle më parë i kërkoi yllit të pop-it të ishte e ftuar në podcast-in e saj, Archetypes. Sipas thashethemeve, "Meghan i shkroi Taylor Swift një letër personale duke i kërkuar asaj të merrte pjesë në podcast". Megjithatë, ajo "refuzoi, përmes një përfaqësuesi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco