Si rrallëherë, Julia Roberts publikon foton e binjakëve të saj

Si rrallëherë, Julia Roberts publikon foton e binjakëve të saj

11:25, 30/11/2023
A+ Aa A-

Julia Roberts është nënë e dy djemve të moshës 19-vjeçare, të cilët i ka ruajtur larg syrit të publikut. Por me rastin e ditëlindjes së tyre, aktorja ka publikuar një foto shumë të rrallë të binjakëve të saj, Hazel dhe Phinnaeus kur kanë qenë foshnje.

“19. Nuk ka fjalë për gëzimin dhe bukurinë e jetës së bashku”, shkruan Julia.

Vitin e kaluar duke folur për “CBS Sunday Morning”, aktorja tha se aktrimi ishte “një ëndërr e bërë realitet”, ndërsa tregoi edhe ëndrrat e tjera të saj të realizuara.

“Jeta që kam ndërtuar me bashkëshortin tim. Jeta që kemi ndërtuar me fëmijët tanë. Dhe kjo është gjëja më e mirë”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco