U akuzua se ka zbardhur lëkurën, reagon ashpër mamaja e Beyonce-s!

U akuzua se ka zbardhur lëkurën, reagon ashpër mamaja e Beyonce-s!

10:17, 30/11/2023
A+ Aa A-

Mamaja e Beyonce-s ka kritikuar të gjithë personat që thanë se artistja zbardhi lëkurën për premierën e filmit të koncertit të saj.

Të shtunën që lamë pas artistja u shfaq me një look bionde platin dhe një fustan ngjyrë argjendi në tapetin e kuq.

Kritikët në rrjetet sociale komentuan për ndryshimin e pamjes së saj dhe thanë se ajo dukej e bardhë.

Pas kësaj në një postim të gjatë në Instagram, Tina Knowles mbrojti vajzën e saj dhe tha se komentet ishin raciste.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit që e akuzojnë Beyonce-n për zbardhjen e lëkurës së saj janë thjesht “budallenj” dhe “injorantë”.

69-vjeçarja tha gjithashtu se ishte “e lodhur” nga njerëzit që sulmonin vajzën e saj. Ajo pranoi se Beyonce do të mërzitej me të për këtë postim, por tha se ishte “ngopur” me kritikat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco