Dua Lipa duket e mahnitshme ndërsa shijon një shëtitje në qytetin e New Yorkut

Dua Lipa duket e mahnitshme ndërsa shijon një shëtitje në qytetin e New Yorkut

09:47, 30/11/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa mahniti me dukjen me stil teksa doli nga hoteli i saj në New York.

Image

Këngëtarja, 28 vjeçe, i përshtati një palë xhinse me një xhaketë të zezë me shkëlqim, dukjen e përshtati edhe me këpucë të bardha me taka.

Dua mbante gjithashtu një palë rrathë të mëdhenj – dhe një çantë të zezë me një zinxhir argjendi të kryqëzuar.

Image

Krijuesja e hiteve “Levitating” dukej me humor të shkëlqyeshëm teksa ecte nëpër qytet. Dua ka qenë në New York ditët e fundit dhe më herët të mërkurën ajo hyri në palestër.

Ajo ishte së fundmi në Narita, Japoni për të promovuar këngën e saj të re “Houdini”, e cila u publikua në nëntor.

“Houdini” është projekti kryesor nga albumi i tretë i ardhshëm i Duas, “DL3”.

Këngëtarja kohët e fundit u fut për herë të parë në aktrim, duke u shfaqur shumë shkurt në filmin komedi të Greta Gerwig, “Barbie”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco