Shkaku xhelozia? Si nisi sherri, Sara mori vajzën dhe iku nga shtëpia!

Shkaku xhelozia? Si nisi sherri, Sara mori vajzën dhe iku nga shtëpia!

08:44, 30/11/2023
A+ Aa A-

Historia e tyre vazhdon të mbetet subjekt i nxehtë i mediave rozë, dhe jo pa shkak. Interesi i publikut është i madh, dhe heshtja e të dyja palëve duket sikur po bën efektin e kundërt, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit të kureshtjes: janë ndarë apo jo Ledri Vula dhe Sara Hoxha?Edhe pse ndarjen e tyre e konfirmoi edhe vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”, sërish ka dyshime se mund të jetë e gjitha një lojë marketingu. Zërat për krize nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo interpreton, duke e lënë të parakalonte vetëm në tapetin e kuq.

Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij. Mediat në Kosovë flasin se ka qenë Ledri ai që ka kërkuar ndarjen. Largimi i blogeres për në Gjermani, pranë familjes së saj, duket se konfirmoi krizën. Kjo u pa edhe nga “thumbat” e nënës së reperit, Xheraldinës, e cila theksoi në Instastory se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta të dy që më ka marrë malli”.

Këto pohime erdhën pasi Sara mori vajzën e saj dhe u largua nga Kosova. Pasi qëndroi disa ditë në Gjermani, ajo ka vendosur të rikthehet sërish, por duket se Poem Blu ende nuk ka mundur ta vizitojë familjen e babait të saj. Edhe pse, sipas asaj që pamë në “Instagram”-in e Xheraldinës, ata e kanë kërkuar mbesën e tyre, por Sara thuhet se ende nuk e ka çuar te shtëpia e Ledrit, në Prishtinë.

Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, flitet se ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres. Mes komenteve është përfolur edhe për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por një fakt i tillë nuk është konfirmuar kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco