Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Kendall zbulon sesi i zgjidh çështjet e ‘nxehta’ me nënën e saj

Kendall zbulon sesi i zgjidh çështjet e ‘nxehta’ me nënën e saj

20:55, 29/11/2023
A+ Aa A-

Duhet shumë përkushtim për të punuar me Kris Jenner. Për t’u bindur, thjesht pyesni vajzën e saj. Kendall Jenner ka folur për dinamikën e raportit të saj me të ëmën, Kriss
Jenner, duke pranuar se biznesi zë një pjesë të mirë të angazhimit dhe çështjeve të tyre familjare.

"Mamaja ime është nëna ime, por ajo është gjithashtu edhe menaxherja ime," tha supermodelja për Forbes. “Kështu që ne kemi ato momentet tona kur flasim në telefon dhe prekim temat për biznesin. Ndoshta, aty nis një bisedë me tone të nxehta dhe më pas dëgjon Kris-in nga ana e tjetër e telefonit të të thotë: “Ok, të dua!”.  

Për dyshen e famshme, duket se ka plot momente konfuze, por modelja shpesh e ndan raportin nënë-bijë nga puna dhe çështjet familjare.

"Ne kemi momentet tona, por në fund të ditës mendoj se ndarja mes punës dhe familjes është ajo që na duhet," tha 28-vjeçarja.  

Në fakt, Kendall vuri në dukje se ajo dhe pjesa tjetër e familjes duke përfshirë motrat Kim, Khloe, Kourtney dhe Kylie Jenner janë gjithashtu mbështetëse të idesë në gjetjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes jetës dhe punës.

Image

Po për jetën e saj personale? Epo, kjo është punë vetëm e Kendall-it.

"Më pëlqen t'i mbaj private gjërat private," shpjegoi modelja, e cila së fundmi është përfolur për një lidhje me reperin Bad Bunny që prej muajit shkurt. "Unë kam qenë gjithmonë e tillë që kur isha fëmijë".

Kendall shtoi: "Thjesht më bën të lumtur fakti që t'i mbaj gjërat të shenjta dhe të sigurta. Kjo njëherësh u lë më pak hapësirë njerëzve për të folur dhe për të ndërtuar versionet e tyre, ndaj e kam pranuar këtë gjë. E di që njerëzit rreth meje, ata që njohin anën time të çuditshme, atë anën e çmendur, pra njerëzit e mi më të veçantë dinë gjithçka dhe unë jam e lumtur për këtë," përfundoi Kendall.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco