Flet motra e Britney Spears: Jam personi i vetëm nga familja që nuk kam përfituar nga ajo!

Flet motra e Britney Spears: Jam personi i vetëm nga familja që nuk kam përfituar nga ajo!

19:15, 29/11/2023
A+ Aa A-

Jamie Lynn Spears, motra e Britney Spears ka folur për marrëdhënien me këngëtaren. Ajo ka treguar se raportet mes tyre janë të mira dhe sipas saj ka qenë personi i vetëm që nuk ka përfituar nga këngëtarja.

“Po, unë e dua. Ajo është një motër e madhe e mirë. Bota e ka parë këtë. Unë kam mësuar të ndaloj së foluri për këtë publikisht, por familjet kanë debate. Ne thjesht e bëjmë më mirë se shumica”, tha fillimisht Jamie.

“Unë dhe ajo, të dyja kemi pasur një edukim shumë të ndërlikuar dhe rrethana shumë të ndërlikuara. Ne të dyjave na është dashur t’i trajtojmë ato në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë ja kemi hedhur fajin njëra-tjetrës, por nuk duhet ta kishim bërë”.

“Unë kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo mund të thotë se nuk kam marrë kurrë asgjë prej saj,” vazhdoi Jamie Lynn. “Kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që tha: “Unë thjesht dua të jem motra jote”. Ne patëm një jetë vërtet të çuditshme, kështu që nuk mund t’ua shpjegojmë shumë njerëzve, por në fund të rrugës, e di që kjo është familja ime. Unë i dua ata.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco