Shumë e rrezikshme për t’u martuar 20 vjeç? Jo, nëse shmangni…

Shumë e rrezikshme për t’u martuar 20 vjeç? Jo, nëse shmangni…

18:48, 29/11/2023
A+ Aa A-

Në kohë pushimesh, njerëzit bëhen më të ndjeshëm, duke menduar edhe për një martesë me partnerin por gjithmonë ekziston frika e një martese të nxituar, që mund të dështojë. Shpesh herë nxitimi lidhet pikërisht me moshën, ku gratë e arsimuara e gjejnë veten mes ambicies për karrierë dhe presionit për të krijuar një familje.

“Planet” janë që të fillojnë një shkollë (në të 20-tat) dhe më pas të fillojnë një karrierë, që mund të zgjasë deri në të 30-tat ose më tej.

Një strategji e tillë, sipas studimeve maksimizon shanset për një lidhje të qëndrueshme.

Kur bëhet fjalë për divorcin, hulumtimet kanë mbështetur besimin se është më mirë të presësh rreth të 30-at për t’u martuar.

Sociologu Nicholas Wolfinger i Universitetit të Utah zbuloi se gratë që martoheshin “shumë herët” (mesi i viteve 20 ose më herët) kishin më shumë gjasa të ndaheshin sesa bashkëmoshataret e tyre që u martuan afër moshës 30 vjeç.

Sidoqoftë, ekziston një përjashtim interesant nga ideja se të presësh deri në 30 është më e mira. Në analizimin e raporteve të martesës dhe divorcit nga më shumë se 50,000 gra në Sondazhin Kombëtar të Familjes në SHBA, u zbulua se ekziston një grup grash për të cilat martesa para të 30-ave nuk është e rrezikshme: gratë që u martuan menjëherë, pa bashkëjetuar kurrë para martesës. Në fakt, gratë që u martuan midis 22 dhe 30 vjeç, pa jetuar së pari me partnerin, kishin norma më të ulëta të divorcit.

Nga ana tjetër, për afërsisht 70% të grave që bashkëjetonin me një ose më shumë partnerë para martesës, kishin më shumë gjasa të ndaheshin.

Për një të rritur, është mirë të presësh për t’u martuar për sa i përket faktorit të pjekurisë, veçanërisht kur mendohet për martesën para moshës 20 vjeç. Por të presësh shumë gjatë ka edhe anët e veta negative. Shpesh nënkupton një numër eksperiencash, ku je gjithmonë në kërkim të perfektes dhe kjo ndikon në çdo marrëdhënie.

Ideja se bashkëjetesa është e rrezikshme është befasuese, duke qenë se shumica e të rinjve besojnë se të jetuarit së bashku është një mënyrë e mirë për të testuar cilësitë e partnerit dhe marrëdhënien por një numër në rritje i kërkimeve tregon se personat që jetojnë së bashku para martesës kanë më pak gjasa të jenë të martuar të lumtur dhe më shumë gjasa të shkojnë në gjykatën e divorcit.

Duke parë historitë martesore të mijëra grave në të gjithë SHBA-në, u zbulua se gratë që bashkëjetonin kishin 15% më shumë gjasa të divorcoheshin. Për më tepër, një studim i Stanford tregon se rreziku është veçanërisht i lartë për gratë që kanë bashkëjetuar me dikë përveç burrit të tyre të ardhshëm. Ato kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa për të përfunduar në divorc.

Në lidhje me këtë model, psikologia Galena Rhoades e Universitetit të Denverit vëren se “Ne përgjithësisht mendojmë se të kesh më shumë përvojë është më mirë por ajo që gjejmë për marrëdhëniet është pikërisht e kundërta. Të kesh më shumë përvojë lidhet me të pasurit një martesë më pak të lumtur më vonë.”

Një arsye, sugjeron studimi i saj, është se bashkëjetesat e mëparshme mund t’u japin burrave dhe grave përvojë me ndarjen nga marrëdhëniet serioze, duke i bërë më të prirur të shkojnë drejt daljes kur situata bëhet e vështirë.

Sipas vlerësimit të Prof. Rhoades, të paturit e një historie me partnerë që kanë bashkëjetuar me dikë tjetër mund t’i bëjë ata gjithashtu të krahasojnë bashkëshortin e tyre në mënyrë kritike me partnerët e mëparshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco