Paris Hilton tregon momentin kur e prezantoi të bijën me familjen

Paris Hilton tregon momentin kur e prezantoi të bijën me familjen

17:09, 29/11/2023
A+ Aa A-

Paris Hilton, sërish, e ka mbajtur të fshehtë lindjen e vajzës së saj London dhe e ka prezantuar atë me familjen në Ditën e Falenderimeve. Paris, e ftuar në episodin e radhë të “Live with Kelly and Mark”, rrëfeu se si e surprizoi të gjithë familjen me lajmin e bukur.
 
“Surprizova të gjithë familjen me London”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Ndodhi para se të shtrohej gjeli i detit. Ishte ora rreth 17:00 dhe Carter (bashkëshorti i Paris) i mblodhi të gjithë në dhomën e ndenjes, duke u thënë se kishte një surprizë”.

 
Më tej, vijoi:

“Të gjithë menduan se do të vinte ndonjë magjistar, apo performues dhe të gjithë ishin entuziastë. Më pas, hyra në dhomë, po mbaja një batanije rozë dhe beben dhe të gjithë u surprizuan, duke thënë: “Çfarë?!”.
 
Paris shtoi se ata s’po u besonin dot syve dhe se festa e Ditës së Falenderimeve ishte më e bukura për të. “Jam në parajsë. Ndihem sikur jeta ime është plotësuar. Ndihem në paqe, entuziaste dhe shumë mirënjohëse për gjithçka kam në jetë: bashkëshorti dhe bebushët e mi”.
 
Paris është gjithashtu nëna e Phoenix, 10 muajsh. Të dy fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna surrogate dhe Paris e ka mbajtur të fshehtë lindjen e tyre, jo vetëm nga sytë e botës, por edhe nga familja.
 
Ajo publikoi para disa ditësh një foto të bebushes London, ku shkroi: “Falenderuese për bebushen time”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco