Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Pse Samanta Karavella hoqi dorë papritur nga gara e Festivalit të Këngës?

Pse Samanta Karavella hoqi dorë papritur nga gara e Festivalit të Këngës?

16:21, 29/11/2023
A+ Aa A-

Samanta Karavella ishte një ndër këngëtarët Big që do të merrte pjesë në Festivalin e fundvitit në Rtsh, por në moment të fundit këngëtarja hoqi dorë.

Pati aludime se artistja Karavella hoqi dorë nga gara për arsye të thashethemeve se çmimi i parë është vendosur pa nisur gara, por pa patur asnjë deklaratë zyrtare.

Megjithatë përgjigjen përfundimtare rreth kësaj pyetje për Samantën i është përgjigjur së fundmi menaxheri i saj, Arian Demolli.

I ftuar në “Top Albania Radio”, ai tha: Shumë më kanë shkruajtur dhe më kanë pyetur për këtë gjë. Ne kishim një cikël dhe ajo gjëja po na merrte shumë kohë. Sa i përket tërheqjes së Kejsit, nuk kemi pasur kontakt dhe nuk e dinim planet e asaj. Pra s’ka pasur asnjë lidhje me ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco