Zbukurimet në shtëpinë e Kim për festa janë thjesht ekstra

Zbukurimet në shtëpinë e Kim për festa janë thjesht ekstra

14:56, 28/11/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian u tregoi ndjekësve në Instagram pak nga dekorimet e shtëpisë së saj gjigante, që kushton as më shumë e as më pak se 60 milionë dollarë. Spoiler: Dekorimet janë në një tjetër nivel!

Si një miliardere që është, Kim priti rojet e sigurisë që t’i hapnin derën dhe menjëherë na tregoi një mori pemësh të mbuluara me drita të bardha Krishtlindjesh, që dukeshin thjesht perfekte. Kim e shoqëroi videon me këngën e Michael Bublé “It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas” dhe me thënë të drejtën, pema ime e vockël me drita shumëngjyrëshe po ndihet paksa e mënjanuar.

Image

Dritat i ndriçuan të gjithë rrugën drejt shtëpisë, e cila në fasadë nuk kishte dekor, gjithsesi u verbuam nga shkëlqimi i qindra dritave që reflektoheshin në makinën e Kim.

Videoja e saj u shpërnda shpejt në TikTok dhe njerzit nisën të komentonin: “Zot, sa e varfër ndihem tani”; “Unë, me 1 dollarë në llogari, duke parë videon e Kim”; “Shtëpia e Kim duket që nga hapësira”; “Duhen syze për të shkuar në shtëpinë e Kim” ishin disa nga komentet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco