Naomi Campbell është fejuar?

Naomi Campbell është fejuar?

11:55, 28/11/2023
A+ Aa A-

Supermodelja ka “trazuar ujërat” sërish pasi u shfaq me një unazë të madhe diamanti ditën e djeshme!

Pjesëmarrëse në eventin e çmimit të madh të Formula 1 në Abu Dhabi, Naomi Campell, nxiti spekulimet te admiruesit e saj, por edhe mediat botërore që mendojnë se ajo mund të jetë fejuar në mënyrë sekrete pasi unaza e diamantit në gishtin e martesës shkëlqente mbi gjithçka në atë event.

Legjenda e pasarelave është e njohur për lidhjet romantike me njerëz të famshëm, nga Gerard Butler, Terrence Howard apo reperi Skepta. Ajo ka qenë e fejuar më parë me basistin e grupit “U2” dhe më vonë me biznesmenin italian Flavio Briatore, përpara ndarjes së tyre në vitin 2002.

Pavarësisht të kaluarës romantike me partnerë të një profili të lartë, Naomi nuk ka dalë publikisht me askënd kohët e fundit, duke e bërë identitetin e të fejuarit të mundshëm një çështje enigme për fansat e saj.

Image

Në muajin qershor të këtij viti, Naomi i la të gjithë pa fjalë kur bëri publik faktin e ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, teksa u shpreh se nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë. Supermodelja publikoi një foto emocionuese të djalit, të përqafuar nga ajo dhe vajza dy vjeçare, e cila ka lindur në majin e vitit 2021.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco