Gjithçka duhet të dish për xhelozinë retroaktive

Gjithçka duhet të dish për xhelozinë retroaktive

13:07, 27/11/2023
A+ Aa A-

Xhelozia retroaktive është një trajtë e veçantë e xhelozisë intense dhe shpeshherë irracionale që një individ ndjen për përvojat e kaluara romantike dhe seksuale të partnerit. Ndryshe nga xhelozia e zakonshme, e cila përqendrohet kryesisht në veprimet e tashme apo të ardhshme të parnterit, xhelozia retroaktive lidhet me të shkuarën e personit me të cilin je lidhur.

Si ta kuptosh nëse ndjen xhelozi retroaktive?

Ke mendime obsesive – Ato janë të vazhdueshme, nuk të hiqen nga mendja dhe janë paksa të vështira për t’u kontrolluar. Shpesh, shkaktojnë shqetësim emocional.

Bën pyetje të vazhdueshme për të shkuarën – Individët që ndjejnë xhelozi retroaktive i mbysin partnerët me pyetje të shumta lidhur me marrëdhëniet e kaluara. Ata kërkojnë informacion të detajuar dhe mërziten nëse partneri s’ua tregon.

Bën krahasime – Shpesh e gjen veten duke krahasuar veten me ish-partnerët e personit me të cilin je lidhur. E sheh në Instagram, live, nis të krahasohesh dhe si përfundim ndihesh i/e pasigurt.
 
Pse ndodh dhe si ta menaxhosh xhelozinë retroaktive?
 
Një prej shkaqeve të xhelozisë retroaktive është pasiguria. Kjo është një ndjesi që rritet veçanërisht nga krahasimi. Një ndjesi e tillë mund të burojë nga shqetësime reale, nga frika e imagjinuar, ose për arsye të ndryshme, duke përfshirë dyshime personale, ankthin për vetëvlerësimin e dikujt, si dhe nga faktorë të jashtëm, të cilat shkaktohen nga sjellja e partnerëve.
 
Si ta menaxhosh pasigurinë?
 
Duke vetëreflektuar – Reflekto për cilësitë e tua pozitive, arritjet dhe atë që të bën unik. Njihe veten dhe ndërto një bazë të fortë vetëvlerësimi, e cila nuk lëkundet nga e shkuara e partnerit.
 
Mendo në mënyrë racionale – Sa herë të të lindë frika ose mendimet e paarsyeshme për të kaluarën e partnerit, shiko faktet që të ndihmojnë të mendosh në mënyrë më racionale. Sfido mendimet negative dhe kupto pse je një partner/e i/e vlefshëm/me.
 
Ndjeshmëria ndaj refuzimit
 
Një studim i botuar në “Journal of Interpersonal Violence”, zbuloi se individët që janë shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit, janë më të prirur për të përjetuar xhelozi retroaktive në marrëdhëniet e tyre.

Ndjeshmëria ndaj refuzimit përfshin ndjesinë e të pasurit frikë nga refuzimi. Kjo sjell dhe reagime intensive ndaj sjelljeve dhe fjalëve jo dhe aq pozitive nga partnerët. Ndjeshmëria ndaj refuzimit sjell dhe keqinterpretimin e veprimeve dhe fjalëve të pafajshme, të cilat merren si shenja refuzimi, duke e bërë të vështirë dallimin mes fakteve dhe mendimeve.
 
Si ta menaxhosh ndjeshmërinë nga refuzimi?
 
Përmes të qenit vetëdijes, e cila mund të të ndihmojë të bësh dallimin mes refuzimit që po ndodh dhe refuzimit që ti mendon se po ndodh. Duke qenë i/e vetëdijshëm/me, do të jesh në gjendje të kontrollosh emocionet, duke iu përgjigjur në mënyrë më racionale reagimeve.
 
Komunikimi i hapur është një tjetër mënyrë që të ndihmon shumë të përballosh betejat e tua me xhelozinë retroaktive. Komunikimi mund ta përmirësojë lidhjen tënde dhe t’i mundësojë partnerit të kuptojë qasjen dhe pikëvështrimin tënd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco