Si reagoi Mbreti Charles III kur mësoi vdekjen e Princeshës Diana?

Si reagoi Mbreti Charles III kur mësoi vdekjen e Princeshës Diana?

11:45, 27/11/2023
A+ Aa A-

Vdekja e Princeshë Dianës tronditi një botë të tërë asokohe. Por a ke keni pyetur veten ndonjëherë por Mbreti i sotëm Charles si e priti këtë lajm?

Në sezonin e fundit të “The Crown”, në episodin që tregon vdekjen e Dianës, ka një skenë tronditëse ku Charles III, i luajtur nga Dominic West, hyn në morg për të identifikuar kufomën e Dianës dhe shpërthen në lot.

A ka ndodhur në të vërtetë kjo?

Sipas Daily Mail, prifti katolik Yves-Marie Clochard-Bossuet, i cili po priste në korridor jashtë dhomës ku ishte Diana, pa reagimin e Charles.

Ai mbërriti në spital i shoqëruar nga motrat e Dianës, Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Fellowes. Prifti shpjegoi se ishte shumë i sjellshëm dhe e falënderoi që qëndroi me Dianën për të paktën 10 orë dhe e ftoi të lutej me të. Dhe po prifti konfirmon se në një moment ai nisi të qante.

Pas përplasjes me makinë, Princi i atëhershëm Charles duhej të identifikonte trupin e saj në spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris, ku ajo ishte dërguar dhe po bëheshin përpjekje për ta mbajtur në jetë. Trupi i pajetë i princeshës u dërgua më pas në Londër për funeralin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco