Mungoi në 'DWTS Fun Club': Elvis Pupa tregon arsyen

Mungoi në 'DWTS Fun Club': Elvis Pupa tregon arsyen

11:21, 27/11/2023
A+ Aa A-

Elvis Pupa, javën e kaluar nuk ishte prezent në studion e “DWTS Fun Club” për të folur rreth përvojës së tij në garë. Kjo, e irritoi paksa Albi Nakon, i cili e cilësoi si një veprim të frustruar.

Por, Elvisi, përmes një video-mesazhi të dërguar në “Fun Club” sqaroi arsyen pse mungoi, duke shpjeguar se nuk ndihej mirë fizikisht dhe se të ditën e djeshme ndodhej në Itali:

“Siç thotë populli s’paska qenë risk që unë të isha aty në studion e “Fun Club-it në “DWTS”. Të dielën e kaluar nuk isha dot sepse fizikisht nuk ndihesha mirë, kurse këtë radhë ndodhem në Itali, në një event për shqiptarët, që kështu do të flasim nga ky ekrani i vogël këtu”, tha Elvisi.

Më tej, foli për përvojën dhe për arysen se pse nuk performoi shumë mirë në skenë, çka e çoi në eliminim:

“Ju përshëndes të gjithëve. Unë për veten time e kam shijuar, aty e zbulova që kërcimin e bëkam vetëm për qejf. Kur më thonë bëje kështu me rregulla, nuk qenka gjëja ime, nuk e ndjej shumë sepse të mbash mend hapat, pastaj, t’i numërosh ato…Unë jam mësuar t’i çoj këmbët ku më thotë muzika dhe ku të më çojë ritmi, por gjithsesi ia besoj profesionin balerinëve që qenka shumë i vështirë, shumë impenjues dhe ju uroj të gjithëve më të mirën. Unë do jem në skenë gjithmonë kur të kem diçka për të dhënë”, përmbylli ai videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco