Familja e fanses së ndjerë, bën gjestin e papritur ndaj Taylor Swift

Familja e fanses së ndjerë, bën gjestin e papritur ndaj Taylor Swift

10:39, 27/11/2023
A+ Aa A-

Familja e Ana Clara Benevides, fanses që vdiq në shfaqjen e Taylor Swift më 17 nëntor në Rio de Janiero, morën pjesë në koncertin e fundit të këngëtares në Sao Paulo, Brazil.

Familja e të ndjerës ndodhej në një zonë VIP, të veshur me bluza me fytyrën e 23-vjeçares të printuar në pjesën e përparme. Nuk dihet ende nëse ata ishte ftuar personalisht nga ekipi i Swift.

Image

Kujtojmë që Benevides pësoi arrest kardiak në shfaqjen e yllit të popit në Rio de Janeiro para fillimit të koncertit.

Pas ngjarjes Taylor reagoi në Instagramin e saj duke u shprehur e pikëlluar. Ajo tha se kjo ishte gjëja e fundit që kishte menduar se do t’i ndodhte kur vendosi ta realizojë turin e saj edhe në Brazil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco