VIDEO/ Francezja Zoe Clauzure fiton ‘Junior Eurovision’ me këngën 'Coeur'

VIDEO/ Francezja Zoe Clauzure fiton ‘Junior Eurovision’ me këngën 'Coeur'

10:30, 27/11/2023
A+ Aa A-

Franca ka fituar festivalin për të rinjtë Junior Eurovision me artisten Zoe Clauzure dhe këngën e saj ‘Coeur’.

Zoé Clauzure, 13 vjeçe, fitoi edicionin e 21-të të konkursit të Junior Eurovision, i cili u mbajt në Nice të dielën më 26 nëntor).

Vajza franceze këndoi një këngë të titulluar 'Cœur', për bullizmin në shkollë.

Pas Lissandro në 2022 dhe Valentina në 2020, Zoé Clauzure i dha Francës një tjetër fitore  në Junior Eurovision - i treti çmim për vendin e saj që nga viti 2020.

Sandra Valero e Spanjës dhe kënga e saj 'Loviu' përfunduan në vendin e dytë dhe Armenia Yan Girls me këng𡞱n 'Do It My Ëay' përfunduan në vendin e tretë.

Këtë vit ishin 16 shtete, një prej tyre edhe Estonia, e cila merrte pjesë për herë të parë./ar.sh/SYRI.NET

 

 

Zoé Clauzure with her song Cœur wins Junior Eurovision 2023 for France 🇫🇷#JESC2023 pic.twitter.com/x3EXi9q9ga

— Eurovision Song Contest (@Eurovision) November 26, 2023

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco