'Policia greke më terrorizoi djalin'/ Pas rrëfimit të Robertit, Kristi kujton i prekur: Po mendoja çfarë do të ndodhë

'Policia greke më terrorizoi djalin'/ Pas rrëfimit të Robertit, Kristi kujton i prekur: Po mendoja çfarë do të ndodhë

11:23, 26/11/2023
A+ Aa A-

“S’e Luan Topi” riktheu në vëmendje rrëfimin e artistit Robert Dragoti për periudhën më të vështirë nga e kaluara, por këtë herë prezent në studio ishte edhe i biri, Kristi Dragoti.

“Unë kam qenë në Shqipëri në koncert dhe më ndodhën dy ngjarje që shpëtova pa mu thyer koka, njësoj siç iu bë një gazetari të BBC, që ishte në skenë me mua. Atë shkuan në shtëpi e masakruan. E gjetën dhe i bënë 62 fraktura. Mua jo, por më shkatërruan shtëpinë dhe Kristin e kanë masakruar, në kuptimin që e kanë terrorizuar. Ndërkohë unë isha këtu i terrorizuar, ndodhi një gjë e rëndë në të dy lokacionet që isha unë”, është shprehur më parë Robert Dragoti.

Ndërkohë sot Kristi Dragoti tregoi i prekur fragmentet gjatë kohës që ishte në Greqi, ku është terrorizuar nga policia vendase, gjatë moshës 6-vjeçare.

“Tani po më vijnë fragmente, memorie shumë të copëtuara të vakët. Po më vijnë momente, nga mesazhet që dërgonin për presion. Ky rasti këtu në Greqi, përkatësisht në Pire, tani po i rikujtoj. Shumë e trazuar”, tha ai.

Teksa e quan një film aksioni, ai zbuloi se shpesh herë ka menduar se çfarë do të ndodhte me të dhe familjen, gjatë kohës që ishin të rrezikuar.

“Nuk isha akoma në atë moshë që ke atë aftësinë matëse të rëndësisë së ngjarjeve që ndodhin. Ishte thjesht periudhë shumë e çuditshme. Berti ishte në Belgjikë, vinte në Mikonos ku punonte pikturë, më pas kthehej. Dëgjoja në prapaskenë që duhet të ikim, më përndjekin, do të më arrestojnë dhe do të më fusin në burg. Unë e shikoja si një episodi aksioni, si një film aksioni. Mendoja çfarë do të ndodhi me ne, çfarë do të ndodhi me Bertin, mamin që ishte pak e trullosur. Ne jemi luftëtarë, në shpirt jemi shumë luftëtarë dhe ia dolëm. E dhe pse e mbaj mend që Berti ishte shkëputur nga Greqia, kemi ndenjur pa të për rreth 18 muaj”, deklaroi ish-finalisti i “Big Brother VIP”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco