'Bombë' nga mediat braziliane: Messi tradhëtoi Antonelën me një gazetare të njohur në Argjentinë

'Bombë' nga mediat braziliane: Messi tradhëtoi Antonelën me një gazetare të njohur në Argjentinë

09:39, 25/11/2023
A+ Aa A-

Vetëm 24 orë pas fitores së madhe të “Albiceleste” në “Maracana”, mediat braziliane raportojnë se Lionel Messi  e ka tradhtuar bashkëshorten e tij, Antonella Roccuzzo.

Një nga çiftet më të dashur thuhet se është një frymë larg ndarjes. 

Më konkretisht, siç zbulon “Directo do Miolo”, pas 15 vitesh martesë, superylli argjentinas ka tradhtuar gruan dhe nënën e tre fëmijëve të tij, me një gazetare të njohur që mbulon kombëtaren e Argjentinës.

 

 

Kjo është Sophie Martines, e cila ka foto dhe video me Messin në Instagramin e saj.

 

 

Brazilianët theksojnë se gazetarja është arsyeja që çifti po kalon një krizë të rëndë periudhën e fundit dhe është në prag të divorcit.

Një lajm që vjen për të “trazuar” ujërat, duke i hedhur benzinë ​​zjarrit, është se vetëm pak ditë më parë u zbulua se Messi dhe Antonella po kalojnë një kohë të vështirë dhe po përpiqen të qëndrojnë me njëri-tjetrin për hir të femijëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco