E dehur në timon, arrestohet aktorja e njohur e humorit

E dehur në timon, arrestohet aktorja e njohur e humorit

20:51, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një video e momentit të arrestimit të komedianes amerikane, Tiffany Haddish po bëhet viral në rrjet. Policia e Beverly Hills vuri në pranga aktoren mëngjesin e sotëm.

Oficerët thanë se ata morën një telefonatë rreth orës 5:45 se dikush ndaloi në mes të “Beverly Drive”, i mbështetur në timon teksa makina ishte në lëvizje.

Kjo është hera e dytë që Haddish arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në janar 2022, ajo u “kap” sërish në rrethana të ngjashme, në zonën e Atlantës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco