6 rregullat e grimit mbretëror që Kate Middleton nuk i thyen kurrë

6 rregullat e grimit mbretëror që Kate Middleton nuk i thyen kurrë

20:02, 24/11/2023
A+ Aa A-

Të qenit pjesë e familjes mbretërore, përveç privilegjit, vjen edhe me një listë rregullash dhe gjërat që nuk duhet të shkelen! Kate Middleton është ikonë e bukurisë dhe e trendeve që përcjell në çdo dalje të sajën publike, por duket se në pjesën e make up-it ekzistojnë gjashtë rregulla që ajo nuk mund t’i shkel kurrë.
 
Ja për çfarë bëhet fjalë:

Image

#1 Jo buzëkuq i fortë

Princesha Kate i përmbahet gjithmonë një game ngjyrash të lehta, rozë dhe neutrale kur bëhet fjalë për zgjedhjen e buzëkuqit të saj. Kush mund ta harrojë pamjen e saj ditën kur u vesh me fustanin e nusërisë në vitin 2011? Një nuancë rozë, thjesht e përsosur!

Image

 
#2 Grim i lehtë në fytyrë

Vetulla të trasha dhe faqe rozë, kjo është forma e make up-it që Kate Middleton zgjedh në pjesën dërrmuese të daljeve publike dhe të gjithë mendojnë se ajo duket aq bukur me grimin natyral.

Image
 
#3 Pa kontur të rënduar

Familja mbretërore e ndalon rreptësisht grimin e rëndë. Princesha zgjedh shpesh një kontur me efekt shkëlqimi në fytyrë. Baza e lëkurës është e pastër, ndërsa mollëzat janë pak më të theksuara, por jo me ngjyrë, por me shkëlqim.  

Image

#4 Grim jo i rënduar për sytë

Pavarësisht nëse ajo është duke dalë në tapetin e kuq, ose duke bërë një vizitë publike për të përshëndetur fansat mbretërorë, Kate di si të kalojë nga dita në natë pa shumë mundim. Grimi i saj i syve është gjithnjë i ndritshëm dhe natyral. Princesha vendos penel në këndin e jashtëm të vijës së poshtme të qerpikëve, një rimel mat dhe pak fare ngjyrë për vetullat.

Image
 
#5 Flokët duhet të jenë të kapura mirë

Nëse kemi ndokënd zili për flokët, ajo është Kate. Flokët e gjatë dhe brunë, ndodh shumë rrallë që të jenë të pa kapura bukur apo të pa stiluara në mënyrën e duhur. Familja mbretërore këmbëngul që flokët të mos lyhen, por të jenë gjithnjë natyralë. Kate zgjedh shpesh fjongot, kapëset e mëndafshit etj.  


#6 Make up-i nuk preket asnjëherë

Të jesh gati për ngjarjet mbretërore është pjesë e rolit të princeshës, gjë që shpesh do të thotë qëndrim në këmbë për orë të tëra, prandaj ajo i di të gjitha mënyrat më të mira për ta mbajtur grimin perfekt gjatë gjithë ditës. Një rregull i familjes mbretërore është që gratë nuk e prekin kurrë grimin në publik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco