Lana Del Rey sërish beqare, i jep fund lidhjes me Evan Winiker!

Lana Del Rey sërish beqare, i jep fund lidhjes me Evan Winiker!

13:42, 23/11/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey ka zbuluar se është sërish beqare vetëm disa muaj pasi deklaroi fejesën e saj me muzikantin Evan Winiker. 38-vjeçarja ka qenë në kopertinwn e dhjetorit të “Harper’s Bazaar”, dhe ka treguar se Evan kishte një problem të egos që shkaktoi prishjen e marrëdhënies së tyre.

Image

Këngëtarja tha se thjeshtësia e shtëpisë së saj u bë një provë ‘aksidentale’ për të tjerët në jetën e saj. “Ne patëm disa grindje për këtë shtëpi. Ndjehem sikur edhe djali më i qetë, nuk dëshiron vërtet të qetësohet këtu. Nuk do të përmend emra dhe çfarëdo qoftë, por ai me të vërtetë më tronditi mua. Ky ishte në fakt fundi i një lidhjeje”.

Krijuesja e hitit të “Summertime Sadness” tha se ish-it i pëlqente ideja të ishte me të por jo ajo që ajo është në të vërtetë. “Kjo është një arrë e vështirë për t’u gëlltitur. Është shkatërruar lidhja ime me atë. Unë e di se çfarë dua”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco