U pushua për shkak të komenteve pro-palestineze: Reagon aktorja

U pushua për shkak të komenteve pro-palestineze: Reagon aktorja

13:17, 23/11/2023
A+ Aa A-

Aktorja Melissa Barrera adresoi komentet për të cilat u pushua nga kasti i “Scream 7”. Përmes një postimi të publikuar në Instastory, aktorja shkroi: 

“E para dhe më e rëndësishmja, dënoj anti-semizmin dhe islamofobinë. Dënoj çdo urrejtje dhe paragjykim kundrejt çdo grupi njerëzish. Si një latine dhe meksikane krenare, ndiej se kam përgjegjësi për platformën që më lejon privilegjin që të dëgjohem dhe ndaj jam përpjekur ta përdor atë për të rritur ndërgjegjësimin për çështje të cilat më interesojnë dhe ta drejtoj zërin tek ata që janë në nevojë”, referuar njerëzve në Gaza.

Image

Më tej, vijoi:
 
“Çdo njeri në këtë Tokë – pavarësisht fesë, racës, etnisë, gjinisë, orientimit seksual dhe statusit social dhe ekonomik – meriton të drejta të barabarta njerëzore, dinjitet dhe sigurisht, liri”, duke shtuar se ditë e natë lutet që të mos ketë më vdekje, dhunë dhe që 2 popujt të bashkëjetojnë në paqe.

Image

Pavarësisht se u shkarkua nga roli i saj në filmin “Scream 7”, Melissa tha se do të vijojë të flasë për ata që kanë më shumë nevojë dhe se do të vazhdojë të advokojë për paqe, siguri, si dhe për të drejtat e njeriut dhe lirinë.
 
“Heshtja nuk është opsion për mua”, tha Melissa.

Image

Ylli i “Scream VI”, Melissa Barrera, e cila do të luante rolin kryesor në filmin e ardhshëm “Scream VII”, u pushua nga filmi të martën për shkak të disa postimeve në rrjete sociale që ishin interpretuar si antisemitike (kundër hebrenjve).
 
“Edhe unë vij nga një vend i kolonizuar. Palestina do të jetë e lirë. Ata u munduan të na varrosnin, por s’e dinin që ne ishim fara”, ishte një ndër postimet që sollën edhe marrjen e masave kundrejt saj dhe përjashtimin nga kasti i filmit.

Barrera ka treguar në Instagram mbështetjen e saj për Palestinën dhe u shpreh se Izraeli po kryen "gjenocid" dhe "vrasje brutale të palestinezëve të pafajshëm, nëna dhe fëmijë, nën pretendimin e shkatërrimit të Hamasit".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco