Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Pse ndarja me miqtë e ngushtë është më e dhimbshme se sa ajo me partnerët?

Pse ndarja me miqtë e ngushtë është më e dhimbshme se sa ajo me partnerët?

12:11, 23/11/2023
A+ Aa A-

Ndryshe nga marrëdhëniet romantike, ato miqësoret janë të bazuara në disa ndjesi dhe kujtime të ndryshme dhe në disa raste, edhe më përmbushëse. Është e vërtetë që për shumë njerëz, ndarja nga miqtë e ngushtë është më e vështirë dhe më e dhimbshme se ajo nga një partnerët dhe për këtë, ka disa arsye:

Është e vështirë ta lini pas të shkuarën

Nëse bëhet fjalë për miq me të cilët ke një jetë të tërë që jeni në jetën e njëri-tjetrit, është e vështirë të ndryshosh rutinën, apo të mos gjesh më dikë me të cilin të flasësh. Miqtë dinë sekrete dhe ndjesi, të cilat as partnerët nuk i dinë, ndaj ndarja me ta është shumë e dhimbshme. Gjithashtu, zhgënjimi që sjell kjo ndarje është shumë herë më i madh se ai i partnerëve.

Janë një pjesë shumë e rëndësishme në jetën tuaj

Në një pikë të jetës, të gjithë e mendojmë ndarjen nga parnterët, por jo nga miqtë e ngushtë. Ata janë atje, në çdo ndarje romantike, në momente të lumtura dhe të trishta, ndaj automatikisht, bëhen pjesë e pandarë e jetës sonë.

Keni frikë se nuk do të gjeni të njëjtën miqësi

Miqtë e ngushtë janë si uji i paktë, ndaj nëse ndodh që të ndaheni prej tyre, do të mendoni se nuk do të krijoni kurrë më miqësi të tilla, me të njëjtat ndjesi, momente të bukura dhe me mbështetje dhe dashuri të pakushtëzuar. Kjo frikë është mëse normale, por mbani në mendje se në shumë raste, jeta ju sjell përpara shumë miq të rinj, të cilët mund të jenë po aq të vërtetë dhe mbështetës sa miqtë e vjetër.

Mendoni se vetëm ju po e përjetoni diçka të tillë
 
Në momentin që rriteni, e përjetoni ndarjen nga një partner dhe në fakt, ndarjet romantike përbëjnë një përvojë universale, pasi ka mijëra këngë e filma për to, ndërsa për ndarjen nga miqtë, shumë pak të tilla. Ndaj, ju ndiheni më të izoluar dhe mendoni se një eksperiencë të tillë po e përjetoni vetëm ju. Është e rëndësishme të kuptoni se edhe pse ndarjet mes miqve nuk janë një temë kaq e diskutuar, sërish janë shumë më të zakonshme se sa mendoni ju.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco