Ish-modelja padit këngëtarin e Guns N' Roses për sulm seksual

Ish-modelja padit këngëtarin e Guns N' Roses për sulm seksual

10:01, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një ish-modele ka akuzuar këngëtarin e grupit Guns N' Roses, Axl Rose, për sulm të dhunshëm seksual 30 vjet më parë, sipas një padie të paraqitur në gjykatën e New York-ut.

Sheila Kennedy pretendon se Rose e sulmoi me dhunë në dhomën e tij të hotelit në New York natën që u takuan në vitin 1989, kur ajo ishte 26 dhe ai 27 vjeç. Sipas padisë, raportuar nga Rolling Stone, Sheila u takua për herë të parë me Rose në një klub nate, ku ai e ftoi në dhomën e hotelit, por nuk ftoi shoqen e saj pasi ajo “nuk ishte mjaftueshëm joshëse” për shijet e tij. Ajo shkoi në dhomën e hotelit bashkë me prezantuesin Riki Rachtman.

Image

Ajo pretendon se eci në korridor për të shkuar te dhoma e Rachtman, por Rose e kapi, e tërhoqi zvarrë duke i shkaktuar gjakderdhje. Kur shkuan në dhomë, ai dyshohet se e hodhi në shtrat dhe i lidhi duart pas shpine me geta.

Padia pretendon se "ai ishte në një tërbim seksual dhe të paqëndrueshëm" dhe se penetroi me forcë në Kennedy. “Ai e trajtoi atë si pronë të përdorur vetëm për kënaqësinë e tij seksuale”, thuhet në padi. "Kennedy nuk pranoi dhe u ndje e nënshtruar."

Ish-modelja pretendon se përjetoi simptoma të ngjashme të stresit post-traumatik, ka vuajtur nga ankthi dhe depresioni, gjë që ndikoi te karriera. Ajo kërkon dëmshpërblim.

Në një deklaratë, avokati i Rose, Alan Gutman, mohoi akuzat. “Thënë thjesht, ky incident nuk ka ndodhur kurrë,” tha ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco