Edhe të tjerët nga BTS, Jung Kook, RM, Jimin dhe V fillojnë shërbimin ushtarak në dhjetor

Edhe të tjerët nga BTS, Jung Kook, RM, Jimin dhe V fillojnë shërbimin ushtarak në dhjetor

09:55, 23/11/2023
A+ Aa A-

Katër anëtarët e mbetur të supergrupit muzikor të Koresë së Jugut kanë filluar të regjistrohen në ushtri, që do të thotë se grupi duhet të përfundojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak deri në vitin 2025

Jung Kook, një anëtar i grupit të famshëm të popit korean BTS, tha të mërkurën se do të fillonte shërbimin ushtarak në dhjetor, pasi agjencia e menaxhimit të tyre tha se të shtatë anëtarët e BTS ishin në rrugën e sipër për të kryer shërbimin.

BTS ka marrë pushim përkohësisht si një grup ku tre nga shtatë anëtarët e tij deri tani po e kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Koresë së Jugut.

Të mërkurën agjencia e menaxhimit të BTS tha se katër anëtarët e mbetur - RM, Jimin, V dhe Jung Kook – kishin filluar procesin e regjistrimit në Forcat e Armatosura.

"Këtë dhjetor që po vjen ... do t’ju lë për një kohë të shkurtër, që të shërbej në ushtri," tha të mërkurën Jung Kook në një mesazh të veçantë për ndjekësit e tij. “Pasi të kthehem, premtoj se do të jem aty ku jam gjithmonë, në skenë – duke u ngritur”.

Të shtatë anëtarët pritet të përfundojnë shërbimin e tyre deri në mesin e vitit 2025./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco