Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Grimi ombre për buzët po bën namin në TikTok: Ja sekreti s’i ta bëni dhe ju

Grimi ombre për buzët po bën namin në TikTok: Ja sekreti s’i ta bëni dhe ju

08:58, 23/11/2023
A+ Aa A-

I mbani mend buzët e errëta të viteve ’90? Epo, buzët ombre (kombinimi i dy nuancave, një e errët dhe një e lehtë) janë versioni modern që po shihet kudo në rrjetet sociale.

Hashtagu #ombrélips ka 1.7 miliardë (jo milionë) shikime në TikTok. Mesa duket, të gjithëve u pëlqen një make up me dy ngjyra. Por buzët me nuancë të errët dhe ato ombre janë dy gjëra krejt të ndryshme, megjithëse efektet janë të ngjashme në pamje të parë.

Image

Zgjidhni dy (ose tre) ngjyra dhe argëtohuni. Sekreti qëndron te kombinimi i dy ngjyrave një të fortë dhe një të lehtë për efektin ombre. Ngjyrat neutrale kafe dhe rozë së bashku kanë një super efekt.
Po kërkoni frymëzim përtej çdo prurje të momentit? Hidhini një sy sfilatave të fundit direkt nga pasarelat.

Si të krijoni buzë me efekt ombre?

Do t'ju duhen të paktën dy nuanca për ngjyrën perfekte të buzëve, plus një shkëlqyes nëse ju pëlqen.

1- Filloni me përgatitjen e buzëve, pak eksfolim dhe hidratim për të siguruar bazën e duhur për grimin
2-Masazhoni buzët me pak scrub për të hequr lëkurën e vdekur
3- Aplikoni balsam
4-Vendosni nuancën e lehtë në qendër të buzëve, më pas atë më të errëtën për skajet dhe për t’i lyer plotësisht ato
5-Përdorni gishtin ose një furçë për efekt më të plotë të grimit
6-Në fund, një shtresë shkëlqyesi dhe gati

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco