Nga humbja e bashkëshortes tek divorci i prindërve, Stefi Prifti rrëfen mes lotësh: Në një autobus me babanë, nuk folëm! Nuk e fal dot

Nga humbja e bashkëshortes tek divorci i prindërve, Stefi Prifti rrëfen mes lotësh: Në një autobus me babanë, nuk folëm! Nuk e fal dot

22:16, 18/11/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti, ka rrëfyer si asnjëherë më parë vështirësitë e jetës së tij, familjen, humbjen e bashkëshortes si dhe divorcin e prindërve që në moshë të vogël.

Në një rrëfim të ndierë, këngëtari ka treguar mbi ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij vite më parë, humbje e cila ka për të ka qenë një periudhë e vështirë.

Ai ka treguar se pas kësaj humbjeje, ka gjetur ngushëllim tek dy vajzat e tij, si dhe tek muzika që bën.

“Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm”, tha Stefi.

“Ka qenë dashuri më shikim të parë. Kemi pasur sakrifica për hatër të profesionit tim. Marina ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj. Ikëm, i lamë të gjitha këtu. Nisëm një jetë të re.  Ndarja nga jeta ka qenë e vështirë, nuk shprehet me fjalë. Mos i ndodhtë askujt, por gjërat nuk janë në dorën e njeriut.

Kam vuajtur shumë vite më pas, jam përpjekur që energjitë i mia, stacioni im pas humbjes së Marinës të ishin vajzat,  kështu e kam kaluar. Më ka ngushëlluar prania e tyre. Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm. Ata që janë muzikante dhe që e duan më kuptojnë shumë mirë. Arti të jep forcë, të mban gjallë në çdo situatë”, është shprehur ai në “Se luan topi”.

Ndër të tjera Stefi është ndalur dhe tek lidhja e tij e re, ku ka treguar me rezerva të mëdha mbi gruan që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtari ka treguar që vajzat e kanë mirëpritur lidhjen e tij, ndërsa shtoi se lidhja e tyre mbahet ë distance, dhe si e tillë sipas tij, ka vështirësitë e saj.

“Nuk është kollaj t’u thuash dhe vajzave për një lidhje të re, por për fatin tim të mirë, kjo ndodhi pas shumë vitesh,  nuk pata asnjë lloj ndjenje apo lidhjeje. Kështu që jam më fat që vajzat më mirëkuptuan. Lindi nëpërmjet një telefonate. Nuk është se unë kërkova që, as ajo. Nuk është ndonjë fansja ime, megjithatë ne vazhdojmë të jemi në distancë, nuk ndodhet në Shqipëri. Kjo ka vështirësitë e veta”, tha ai.

Kujtojmë se ai konfirmoi romancën e re me anë të një postimi në rrjetet sociale pak kohë më parë në ditën e lindjes së tij, ku publikoi foto teksa mban dorën në këmbën e partneres, por pa i zbuluar identitetin.

Ai ka treguar dhe mbi prindërit e tij, të cilët janë divorcuar që ku ai ishte 4 vjeç, dhe se ai, vëllai dhe motra e tij kishin qëndruar me nënën. Këngëtari ka treguar se me babin ishte takuar por nuk e kishte falur për ndarjen nga nëna.

Stefi: Prindërit u ndanë kur unë isha 4 vjeç, motra 2 dhe Endri ishte në pelena. Nëna jonë vuajti në ato vite, ishte heroinë më tre fëmijë vetëm, por kemi pasur mbështetjen e familjarëve. Sa i përket lidhje së saj më babain tim nuk kam njohuri, sepse mamaja u largua shpejt nga jeta. Nëse do jetonte do e gjeja kurajën ta pyesja dhe të dija më shumë. SI është njohur me babain, si janë takuar, çdo gjë.

Pyetje: Me babain nuk keni pasur kontakt?

Stefi: Jo. Ne qëndruam në krah të nënës. Edhe sot, gjithë e drejta ishte në krah të nënës.

Stefi: E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është  ajo që kam të vështirë t’ja fal.

I ndalur tek emigracioni në periudhën e vështirë të 1991-shit, Stefi tha se kur emigroi në Greqi, si të gjithë shqiptarët edhe ai është detyruar të bëjë punë të vështira për të mbijetuar, sikurse ishte mbledhja e domateve.

“Emigracioni, momenti i parë ishte edhe i çuditshëm dhe i vështirë. Ndonjëherë duhet edhe një fije fati dhe Endrin e kishim përcjellë pak muaj më parë. Endri kishte 6 muaj, ose më mirë të themi 5 sepse 1 muaj ndenji te kushërirat e mamasë si turist dhe e mbajtën ato në pëllëmbë të dorës. Më pas ne iu lutëm atyre që t’i gjenin një punë sepse bëhej fjalë për në 1991-shin. Dhe Endri kishte 5 muaj që punonte punë të ndryshme, punë krahu, çfarë t’i dilte para për të jetuar.

Në momentin që shkova unë, edhe unë po ti bësh bashkë të gjitha punët e mija, punova dy javë. Mund t’ju bëjë për të qeshur, por unë kam mbledhur domate dy herë dhe atë mbaj mend si punën fizike më të vështirë që kam bërë si burr në Greqi. Ishte një punë që nuk e bënin burrat por gratë”, tha ai në “Së luan topi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco