Banda e kriminelëve tenton të rrëmbejë ish-të fejuarën dhe vajzën e Neymar

Banda e kriminelëve tenton të rrëmbejë ish-të fejuarën dhe vajzën e Neymar

10:35, 08/11/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e Bruna Biancardi, ish-e fejuara e yllit të futbollit Neymar, është bastisur nga një bandë e armatosur në orët e para të mëngjesit të së martës. 

Image

Influencerja e cila solli në jetë fëmijën e dytë të Neymar muajin e kaluar, jeton në një godinë në Cotia, në Sao Paulo. Fatmirësisht, ajo dhe vajza e saj e vogël Mavie nuk ishin në shtëpi. Ato raportohet se ishin target i bandës që synonte t'i rrëmbente. 

Në shtëpi ishin vetëm prindërit e Biancardit të cilët janë lidhur dhe kanë përjetuar disa momente tmerri, por nuk janë lënduar. 

Lidhur me lajmin tronditës ka reaguar edhe Neymar në mediat sociale. Në fakt, ai ka përjetuar edhe një moment tjetër të rëndë pasi ka humbur mikeshën e ngushtë. 

Në një status në Instagram ai ka shkruar: 

“Ditë e trishtë, mora dy lajme të këqija. I pari ishte sulmi që pësuan prindërit e Brunës, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Së dyti, mora vesh vdekjen e një shoqes time, Zoti e mirëpret Luanën krahëhapur. Ngushëllimet e mia për të gjithë familjen e saj”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco